Shoqëria e ngujuar shqiptare
Posted by fatmirgjoni on August 28, 2011
Mora shkas për këtë shkrim nga një shoqatë të ngujuarish në Amerikë. Jo të ngujuar në gjakmarrja por nga fati – shoqata e invalidëve. Vetëm fjala “ngujim” më mjaftoj që për 5 sekonda të përshkruaja shoqërinë shqitpare në të cilën jetoj dhe këtë ndjesi do ndaj me ju.
Pse shoqëri e ngujuar?
Te ngujuar sepse nuk shohin dhe nuk duan të shohin matanë errësirës që i kanë krijuar vetes. Mbeten të ngujuar sepse nuk pranojnë të lëvizin nga gjendja ku janë, gjysëm të tulatur e të hutuar. Një shoqëri që vjen verdallë rreth një rrethi të mbyllur, me bazë sjelljen e castit, pa një motiv a objektiv jetese. Një shoqëri që ushqehet, përfshihet e shpreh gjithë energjinë e saj në “politikë”, e vënë në thonjëza për shkak se kjo shoqëri nuk ka kontribut të drejtpërdrejtë në politikë por vetëm e përdor atë. Një shoqëri, sic e ka nxjerrë edhe në fjalë të urtë, që “rreh ujë në hava” gjithë kohës.
Shoqëri e ngujuar sepse ndrydhen ndjenjat. Shumë ndjenja janë të ngujuara ndër vite, nga padija, frika e nga forca të tjera individuale e shoqërore të cilat dhunohen brënda njeriut dhe kur pëlcasin, dëgjojmë për krime makabre, për të pamundura, për të paimagjinuarën. Ana emocionale e kësaj shoqërie është e pa analizuar ndonjëherë, nuk i është kushtuar vëmendje e ka mbetur totalisht e pamenaxhuar ose “s’i ti vijë” sic thonë vëndasit. Mendoj, megjithëse nuk është bërë një studim i mirëfilltë mbi këtë, se anëtarët e kësaj shoqërie provojnë të njëjtat anë emocionale që provojnë edhe njerëzit e ngujuar, që nga frika gjer tek shpërthimet e momentit. E gjithë ky hark emocional shpërthen brënda gjithësecilit pa patur mundësi të vihet re.
Një shoqëri e ngujuar sepse nuk ka origjinalitet në mendime, Një shoqëri e kthyer në fotokopje, ku gjithcka imitohet, kopjohet e ndiqet së prapthi. Nuk ka më vrasëse për një shoqëri sesa imitimi ose mosqenia e vetvetes. I pret damarin kryesor të ekzistencës. S’ka një iniciativë që i ushqen asaj shoqërie të renë, të bukurën, artin, gjallërinë, tek e fundit që i ngall dëshirën për ekzistencë. Mbi 99% e kësaj shëqorie nuk kanë një hobi tek i cili marrin kënaqësinë e të qënit qenie humane me ndjenja e synime.
Një shoqëri e ngujuar sepse ekziston një kulturë bombardimi pa arsye. Sheh një shoqëri intelektuale të bllokuar nën luftërat prej budallenjsh nën moton “hidh e prit”. Ku gjithcka, gjithcka duket e gjithcka zhduket. Koka që lëvizin në mënyre aprovuese në të dy drejtimet qoftë para qoftë në anësore duke sjellë konfuzion. Individë që bien pre e bombardimeve të castit, në ambjente pune, famijlare. Një shoqëri që kur flet treg edhe me gisht. Ku ky gisht tregues nuk është kthyer asnjëherë nga vetja por vetëm tregon në drejtim të dikujt tjetër.
Një shoqëri e tulatur e ngujuar brënda një supersticioni të vjetër “ ky ka qenë fati im” . Nuk ka ndodhur ndonjëherë që t’a kenë përballur fatin e tyre. Në cdo vizitë e në cdo shtëpi të hysh, do mbledhësh halle pafund, sa për të shkruar edhe romane. Kjo jo se hallet janë me të vërtetë aq të mëdha por se tendenca dhe fryma e kësaj shoqërie më së shumti është negative. E për fatin gjithmonë ka nj; të akuzuar tjetër, që nga prejardhja, familja, fshati, qyteti, lagjja, syri i keq e gjer tek shteti e mbase edhe Zoti. Por asnjëherë nuk është kërkuar fati më afër, tek vetvetja të themi.
Një shoqëri e ngujuar sepse ka të ngujuar femrën, një nga të vetmet burime të energjisë në shoqëri. E ka atë të mbyllyr, të ndryshur, të poshtëruar e të dhunuar. Një shoqëri që e mban femrën të ngujuar brënda mureve të shtëpisë, që vetëm përdoret për pazar, që vetëm punësohet në punë që u shkojnë për shtat vetëm grave, e që përdoret si tabelë për të shfryrë mëllefet emocionale të njerëzve të tjerë, ajo shoqëri me plot gojën mund të quhet shoqëri e ngujuar. Shumë e ngjashme me simotrat e saj aziatike.
Shqipëria që lëviz si copë e tërë sespe nuk ekzisotjnë brënda saj copëza që të neutralizojnë nëpërmjet lëvizjeve të tyre. Nuk ka rrjete, klube interesash, prirjesh apo hobesh. Nuk ka konkurencë sepse këto grupe nuk ekzistojnë. Mungesën e prezencës së këtyre elementëve në Shoqërinë shqiptare do e krahasoja: Shoqëria shqiptare janë si pasagjerët e një autobuzi që qëndrojnë të gjithë në këmbë sepse nuk kanë ku ulen e as ku mbahen (sepse nuk i kanë pra grupet/ rrjetet e tyre) dhe shkojnë turmë në cdo kthesë që merr autobuzi apo sa herë i ndërrojnë marrshat shoferët e këtij autobuzi( po flasim për politikanët).
Pse shoqëri e ngujuar? Po sepse nuk reagojnë. U shkatërrohet vëndi, u digjen pyjet, u gërrehen lumenjtë, u murosen fushat, u rrafshohen malet, u rrumpallosen bukurite natyrore, u vidhet e kaluara (përpos që e shkatërrojnë edhe vetë), u ndërrohet feja, U NDRYSHOHET EDHE EMRI, dhe e di cfarë …. HESHTIN.
Dhe së fundi, është një shoqëri e ngujuar sepse ASNJEHERE NUK KA MESUAR NGA GABIMET E VETA. Shumë të tjerë kanë folur si unë, biles edhe më bukur e më thellë se une, por të gjithë, përfshirë edhe mua, si anëtarë të kësaj shoqërie nuk kemi bërë asgjë në realitet për të ndryshuar në radhë të parë vetveten e bashkë me të shoqërinë të cilës i përkasim