Fatmir Gjoni – Blog

Bota në këndvështrim tredimensional

Pranë sofrës politike shqiptare.

Posted by fatmirgjoni on May 4, 2011

 Të gjithë presim që këtë të dielë të zgjedhim ata që do të na ndihmojnë të ndërtojmë të ardhmen tone në nivel lokal. Na është dhënë në dorë një menu dhe më ngjan që të gjithë shqyejmë sytë ndërkohë që kalojmë secilën nga gjellët që u ofrohen. Si një komb me tradita mikpritëse, sofra ka qenë pjesa më e rendësishme ku vëndasit mundoheshin të nxirrnin në pah këtë virtyt. Gjithcka duhej të vinte në sofër, packa se mysafiri nuk e dinte se cfarë kishte andej nga oda e gatimit.

 Të ftuar në sofrën politike, me detyrën e zgjedhësit dhe me obligim individual për të kontribuar sadopak në gjellën që do u shërbehet të gjithë miqve të tjerë në vazhdim, u duhet të  përzgjedhin. Duke qenë se ka shumë vite që marrin pjesë në këtë sofër, ku menuja nuk ka ndryshuar aspak, të ftuarit duket që e kanë marrë pak si me përtesë këtë herë. Eksperienca u thotë që në këtë sofër u është servirur shpesh sapuni për djathë, ku me hanxharin e mishit është grirë gjithmonë sallatë, ku ëmbëlsirat, detajuar bukur në menu, ju vijnë të kripura, ku gjella që u serviret nuk ka qenë ajo cfarë ata kanë zgjedhur, etj etj. Gjithsesi, kjo është e vetmja sofër në të cilën u takon të ulen.

Sofra, së paku duket më e zbukuar këtë vit. Me shumë flamuj biles. Menuja duket që pasurohet me përdita, të paktën në të shkruar.  Të ftuarit, ca  të fokusuar tek gjella e ca të tjerë tek guzhinierët, duken gjithsesi të uritur. Janë rritur me bukë e qepë, me idenë e kursimit për natën e madhe të socializmit.  Gatimi gjithsesi nuk duket të ketë ndryshuar shumë që prej atyre viteve. Për fat të keq edhe të ftuarit nuk është se kanë ndonjë tendencë të eksperimentojnë me shijet e tyre. Biles as qepës nuk ja dallojnë dot erën. Mundësia dhe varieteti ishin supozuar të ishin vlera e kësaj sofre qëkur ndërruan nga menuja socialiste në atë të demokracisë. Megjithëse në këtë sofër vazhdohet tu imponohet “do marrësh atë që të jepet, dhe jo atë që ti zgjedh”. Ajo cfarë shërbehet pas zgjedhjeve është shumë e vogël sesa ajo cfarë ofrohet në menu para se ata zgjedhin. Ajo cfarë është e sheqerosur para zgjedhjesdele kripur pas zgjedhjes. Panvarësisht këtij fakti, sërish nuk duket që te ftuarit të jenë të vendosur të ndërrojnë guzhinier, qoftë kryeguzhinierin, qoftë këta guzhinierët e vegjël. Jo vetëm kaq por këtë radhë dy guzhinierët kryesorë kanë nxjerrë kamarierët e tyre për t’i mbledhur klientët nëpër shtëpia me hir e pahir për Darkën e Madhe. Menu alternative nuk ka. Dy menu me ngjyra kuq dhe blu, me të njëjtën përmbajtje. Do hahet ajo cfarë do na shërbehet.

Megjithëse nuk duket që do ndryshojë ndonjë gjë e madhe andej nga guzhina, të paktën këtë here duhet të theni se “ushqimi ta shpif”. Nuk duhet të ikim nga kjo sofër me kokën ulur duke mbyllur gojën edhe pse na vjen për të vjellë. Kjo gjellë është shumë e vjetër, e nuk duhet ngrohur vetëm kur ka zgjedhje, për ta shitur atë si të freskët.  Është gjellë mbi 20 vjecare, e gjellë tjetër edhe këtë here nuk ka.

Këtë herë kam vendosur të mos ulem në këtë sofër e të mos ha nga asnjëra nga gjellët që serviren. Më mire i uritur sesa të provoj sërish helmimin nga ushqimi i prishur. Këtë e shoh si një iniciativë për të shtuar oreksin e këtij kombi. Nëse ketij kombi do i rritej oreksi, atëherë kurrë nuk do të pranonin të shërbeheshin me bukë+ kripë+qepë. Sofra politike shqiptare duhet përmbysur – nuk ka asgjë të përbashkët me traditën tone e aq më pak me atë mikpritëse. Nëse e shprehim oreksin tone hapur, këmbëngulim e jemi më aktiv dicka do ndryshonte në këtë sofër.

Të paktën do të vinte një ditë që të na servirej edhe pak lëng mishi. Ose për ata që vertetë duan më shumë në oreksin e tyre, do kishim në sofrën tone atë cfarë ofron sofra evropiane.

…. prane sofrës i pa ngrenë …

… pranë zgjedhjeve i pafjalë …

… buke e kripë edhe ketë radhë …

F.GJ. 05/04/2011    1:53 pm

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Connecting to %s

 
Follow

Get every new post delivered to your Inbox.