Entuziazem zgjedhor – 2009
Posted by fatmirgjoni on June 4, 2009
Mbase te gjithe jemi prekur nga pak ethe zgjedhore me apo deshiren tone ne kete fillim vere 2009. Me kapi kureshtjen time nje entuziazem simpatizantesh ne rrugen e Kavajes ne pritje te nje mitingu. Dhjetra makina qendisur me flamuj ne dritare, kroskot, xhamin e pasem etj, etj, prisnin ne ane te rruges per te shoqeruar idhullin e tyre per nje mitning ne Kombinat. Gjere ketu e fakti i te qenit ne Shqipei nuk me beri pershtypje, por me kapi kureshtjen mosha e personave qe ishin neper keto makina – Te gjithe te rinj mbase edhe me te rinj sesa mosha per te votuar. Cfare mund ti beje kaq entuziast gjithe kete grupmoshe? Cfare kuptojne ne te vertete ata nga politika apo perkatesite politike? Cfare do te thote per te ardhmen e tyre ajo pjesemarrje ne ate miting? Cila eshte ne thelb e ne te vertete shtysa per kete pjesemarrje?
Nuk besoj se ata kane nje deshire me te madhe se une per nje te ardhme me te lumtur. Nuk besoj se e kerkojne me me ngulm, deshire e vullnet ndryshimin sesa une. Nuk e besoj se duke i dhene nje makine pa flamuj une isha me pak atdhedashes sesa ata e as me pak kontribues ne nje jetese me te mire ne komunitet.
Se pse me tremb nje entuziazem i tyre i pa baze, i pa ndjenja e per me teper i dhunshem. Nese te gjithe kemi te drejten e nje vote te vetme, cfare entuziazmi duhet njeriu te ndjeje e te shprehe per te? Pertej lirise per te votuar, cfare mund ta gezoje ne ate mase vota apo subjekti per te cilin do votojne, ate grup te rinjsh?
Ne fund nuk besoj se nje entuziazem qe une e ndjej e aplikoj ne jeten time te perditshme, ne komunitet e pune eshte me pak i dobishem sesa nje entuziazem politik.
Per mua nje entuziazem i gjeneruar artificialisht nga politika ne fushatat zgjedhore eshte imponim mbi voten e lire dhe cenon te drjetat dhe lirite e njeriut . I tille marketingu ne vendet publike duhet ndaluar sa me pare.
Fatmir Gjoni : 03/06/09